You are here
Home > Kombëtarja > Zviceranët për Taulant Xhakën: Kishte zakon të keq nga flokët, t’i jap çaj kundërshtarëve në fund

Zviceranët për Taulant Xhakën: Kishte zakon të keq nga flokët, t’i jap çaj kundërshtarëve në fund

Taulant Xhaka ka luajtur një tjetër 90 minutësh, në takimin që Bazeli fitoi në transfertë ndaj Xamax në shifrat 0-2. Këtë herë është një media e njohur zvicerane, “Neue Zürcher Zeitung”, që ka bërë një koment të veçantë për mesfushorin shqiptar.

Nisur nga mënyra sesi lojtari i Kombëtares zgjidhte për t’u përplasur me kundërshtarët, sa i përket aspektit futbollistik, zviceranët vendosin theksin në një detaj të veçantë. Xhaka kërkonte disa herë për t’i tërhequr kundërshtarët edhe nga flokët nëse i jepej rasti, ndërsa i këshillohet edhe një takim miqësor në fundin e ndeshjes, për të ulur disi gjakrat.

“Taulant Xhaka kishte një zakon të veçantë për t’u marrë me lojtarët kundërshtarë. Ai i kapte ata nga flokët. Ashtu si lojtari i atëhershëm, Renato Steffen. Apo edhe futbollisti tjetër zviceran, Moritz Bauer. Do të ishte më mirë të bëhej një takim për çaj në fundin e ndeshjes”, shkruhej në median zvicerane. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top