
Një skenë e jashtëzakonshme është dhënë në finalen e “Carabao Cup”, atje ku Mançester Siti është përballur ndaj Çelsit. Ekipi i Guardiolës do të triumfonte nga pika e bardhë e penalltive, falë ruletës ruse.
Por gjithë vëmendje e mediave sportive, ishte ndodhia e ardhur në minutën e 120 të takimit. Sari mendoi një lëvizje të fundit, duke kërkuar aktivizimin e Kabaleros në vendin e Arrizabalaga, që kishte mbrojtur portën deri në ato minuta.
I papritur ishte vendimi i portierit të Çelsit, që nuk këronte të largohej nga fusha. Ndoshta vetëm “i vdekur” mund të largohej prej andej, pasi pavarësisht se trajneri e humbi toruan dhe po ia kërkonte largimin duke i shfryrë të gjitha nervat, Arrizabalaga gjithmonë kishte një përgjigje: “JO, nuk iki tani”.
Ashtu ndodhi, pavarësisht humbjes së llogjikës së trajnerit të Chelseat që po godiste gjithçka i dilte para, portieri që duhej të kthehej në pankinë ishte Kabalero. Nga pika e bardhë e penalltive do të ishte Mançester Siti që do të kalonte më tej, falë edhe gabimeve në ekzekutim të lojtarëve të Sarit. /Shqiperia.ch/