Shkëlzen Gashi është një nga emrat më të lakuar te Shqipëria. Prej disa kohësh ai nuk është më pjesë e kuqezinjve dhe duket se i vështirë mbetet rikthimi, pasi në horizont po lindin shumë sulmues shqiptar me premisa të mëdha. Gjithsesi ai rast i pastër i humbur me Zvicrën në Europianin e Francës mbetet në kujtesën e të gjithëve.
Që prej shkurtit të vitit 2016, Gashi është pjesë e skuadrës së Koloradës, e cila është pjesë në kampionatin amerikan. Ndonëse është një ligë ku profesionalizmi nuk është në majën e tij, mund të themi se Shkëlzeni është sërish protagonist. Ditën e djeshme sumuesi shqiptar ka mundur të shënojë edhe 2 gola me këtë ekip, teksa Kolorado arriti të triumfonte me rezultatin 3-0 ndaj Las Vegas ku luhej vetëm me 40 minuta. Ndonëse kjo ishte një ndeshje miqësore, sulmuesi shqiptar arriti të dilte lojtari më i mirë i kësaj sfide. Mund të themi se kjo ndeshje mund të quhet si rikthimi i Gashit edhe pse këto kohë nuk po kalon një formë të mirë.
Përsa i përket karrierës së tij, Gashi është një prej atyre lojtarëve më produktiv shqiptarë, ku kohën e tij të lavdishme e ka kur luante me Bazelin, e me zviceranët ka mundur të fitonte edhe këpucën e artë të golashënuesve në këtë kampionat. /Shqiperia.ch/