You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Abazaj e bën për herë të dytë, shënon për Anderlehtin dhe tregon se mbetet i njëjti

Abazaj e bën për herë të dytë, shënon për Anderlehtin dhe tregon se mbetet i njëjti

Sa shumë e kritikuan dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë gjë në Shqipëri. Abazaj ishte një prej atyre që kuptoi se në vendin tonë, kur je mirë, të gjithë të duan. Ndërsa kur gjërat nisin të përkeqësohen, atëherë të gjithë vihen në garë për të dhënë goditjen e fundit.

Gjithsesi për dytën herë, Abazaj e tregon se mbetet i njëjti, ai që kapi majën e vlerësimeve gjatë kohës që luante me Luftëtarin. Pasi shkëlqeu pak kohë më parë me rezervat e Andërlehtit, këtë gjë e bën sërish, po me të njëjtin ekip.

Në takimin ndaj Lokerenit, futbollisti shqiptar do të ishte më i miri i takimit, duke dhuruar edhe pasimin vendimtar për golin e vetëm të shënuar. Këtë herë lojtari i Shqipërisë ka arritur të shënojë në minutën e 57, në fitoren që Anderlehti mori me rezultatin 0-4 ndaj Mousron . /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top