Largimi i Ismajlit nga Kosova U-21 për t’iu bashkuar Shqipërisë, nuk është kapërdirë lehtë nga trajneri i Kosovës, ndërsa në mënyrë të turpshme është kthyer në një çështje e aq shumë diskutuar në kohët e fundit.
Mbrojtësi i Hajdukut zgjodhi t’i bashkohej thjeshtë një ekipi tjetër shqiptar, por të huajt e përfaqësueseve tona që na drejtojnë, nuk i dijnë disa gjëra që duhet t’i mësojnë nga historia. Kështu, trajneri Shaland e ka trajtuar si një prerje në besë këtë rast, teksa për “Supersport” shprehet kështu:
“Ismajli i ka premtuar Fadil Vokrrit që do të luaj për Kosovën. Nuk është e lehtë të ftosh dikë që të luaj me Kombëtaren kur me skuadrën nuk ka luajtur asnjë minutë. Kur e ftova ai tha që nuk do të luaj me Kombëtaren A dhe do të qëndroj në U21 dhe unë e respektova vendimin e tij. Kjo nuk është në rregull por duhet ta respektoj zgjedhjen e tij”, u shpreh Shaland. /Shqiperia.ch/