You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Asnjë ditë më shumë te AEK-u! Hajdarit po i shkatërrohet karriera, pas zgjedhjes së Shqipërisë

Asnjë ditë më shumë te AEK-u! Hajdarit po i shkatërrohet karriera, pas zgjedhjes së Shqipërisë

Që fqinjët tanë nuk janë aq dashamirës me ne, është një gjë lehtësisht e vërejtur. Shpesh herë çështjet politike kanë ndikuar negativisht edhe në futboll. Janë të paktën 10 futbollistë shqiptarë që luajnë në kampionatin grek. Dy prej tyre kanë qenë vazhdimisht të shenjëstruar dhe nën presion për zgjedhjet e tyre. Histori e freskët është ajo e Kaçes. Një zgjedhje e Shqipërisë së De Biazit, e më pas një bluzë më simbolet e UÇK-së do të vulosnin përfundimisht karrierën e tij.

E njëjta gjë po ndodh edhe me Astrit Hajdarin. Panuçi e thirri mesfushorin në Kombëtare që nga ndeshja miqësore ndaj Turqisë. Hajdari la pas Suedinë për ngjyrat kuq e zi. Kritikat nisën të dëgjoheshin nën zë nga mediat greke. Ndërsa sapo u kthye në tokën helene, mesfushori nisi të aktivizohej  gjithmonë e më pak.

Edhe në rastin e barazimit me Dinamo Kiev ku Hajdari shënoi golin e baraspeshës, cilësitë e tij nuk u vlersuan. AEK¬-u i kishte të qarta planet me mesfushorin shqiptar. Çdo kush që zgjedh të përfaqësojë Shqipërinë, e pret një dënim. Sinjale ndaj kombit tonë tifozët grek treguan edhe ne ndeshjen e djeshme  në transfertën e Bajernit. Zyrtarë të klubit nga Greqia kërkuan në mënyrë të palogjikë heqjen e flamurit shqiptar nga shkallët e stadiumit “Alianz Arena”./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top