You are here
Home > Kombëtarja > Afrimi te Kombëtarja është vetëm çështje ditësh, Seferi vazhdon të shënojë në Zvicër

Afrimi te Kombëtarja është vetëm çështje ditësh, Seferi vazhdon të shënojë në Zvicër

Mesa duket afrimi i Taulant Seferit në Kombëtaren e madhe është vetëm çështje ditësh. Sulmuesi i cili aktualisht është pjesë e Shpresave, po vazhdon të shënojë rregullisht në kampionatin zviceran, ndërsa këtë herë ia doli ndaj Rapperswil në atë takim të fituar me rezultatin 3-2.

Pas këtij rezultati, ekipi i sulmuesit shqiptar ndodhet me pikë të barabarta me vendin e parë, ndërsa shihet si një nga favoritet kryesore për t’u ngjitur në elitën e futbollit zviceran. Ndërsa nga ana tjetër, duket çështje kohe që Seferi t’i bashkohet kombëtares shqiptare, pasi një ftesë nga Panuçi, në këtë moment dhe formë që po kalon, është e vetmja gjë e sigurtë.

Deri në këto momente, lojtari i lindur në Kumanovë, ka qenë më i miri që Alban Bushi ka pasur në organikën e tij, ndërsa në barazimin e fundit ndaj Estonisë me rezultatin 2-2, të dyja realizimet kanë ardhur nga Seferi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top