You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Në humbje dhe fitore, klubi anglez gjithmonë i falet të njëjtit lojtar: Bersant Celina!

Në humbje dhe fitore, klubi anglez gjithmonë i falet të njëjtit lojtar: Bersant Celina!

Bersant Celina që është pjesë e klubit anglez të Swansea, është shpallur sot si lojtari më i mirë i këtij ekipi. Skuadra e tij mori një humbje në transfertën kundër Rotherhamit me rezultatin 2-1, sfidë kjo e vlefshme për “Championshipin” anglez.

Përsa i përket lojtarit dardanas, ai nuk mundi dot i vetëm të dërgonte skuadrën e tij në të paktën marrjen e një pike në këtë ndeshje, që ishte për t’u harruar nga lojtarët e Swansea.  Celina po tregon dita-ditës se është nga ata lojtarë të pazëvendësueshëm tek klubi anglez, ndonëse ka realizuar vetëm 2 gola në 13 paraqitje të tij.

Me humbjen që mori skuadra e Swansea ditën e sotme, i largohet edhe më shumë zonës që të ngjit në elitën e futbollit anglez, “Premier Ligë”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top