You are here
Home > Kombëtarja > Tifozët e quajnë “qeni i mesfushës”, e pranon edhe Imobile: Berisha ndryshoi gjithçka

Tifozët e quajnë “qeni i mesfushës”, e pranon edhe Imobile: Berisha ndryshoi gjithçka

Lacio ka arritur në transfertë ndaj Parmës, duke triumfuar me rezultatin 0-2. Takimi nuk ishte edhe aq i lehtë sa dukej në pamje të parë, teksa ishte i nevojshëm protagonizmi i Valon Berishës, që të ndryshonin shifrat e takimit.

Mesfushori shqiptar do të fitonte me shumë zotësi një penallti në zonën kundërshtare, duke ndryshuar edhe rezultatin. Një tjetër gol do të vinte nga lacialët, por në sekondën e fundit, atëherë kur gjithçka kishte përfunduar.

Në një intervistë për “Sky Sport Italia”, Ciro Imobile tregoi se diferencën ndaj Parmës, e ka bërë Valon Berisha.

“Zëvendësimet e kanë bërë diferencën dhe ngritën nivelin e lojës. Me rëndësi është fitorja e ekipit, aspak golashënuesit. Berisha vinte nga një dëmtim i rëndë, vjen edhe bën diferencën duke fituar penalltinë”, tha sulmuesi i Lacios.

Ndërkohë, tifozët e Lacios nëpërmjet “Twitterit”, e kanë përgëzuar performancën e Berishës në takimin ndaj Parmës, duke e konsideruar si një qen në mesfushë, sigurisht, në kuptimin e mirë të fjalës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top