Kampionati shqiptar thuajse ka mbyllur fazën e parë të zhvillimit të sfidave. Pas tetë javësh kampionat vëmë re se ka një mungesë të theksuar të lojtarëve shqiptar përsa i përket realizimit të golave.
Jo vetëm Kombëtarja po vuan për një gjë të tillë, por është edhe “Superliga Shqiptare” që mbahet “peng”, nga futbollistët e huaj për finalizimin e golave. Në 8 ndeshje në tabelën e golashënuesëve të kampionatit shqiptar, renditen thuajse vetëm futbollistë me origjinë të huaj. I vetmi shqiptar që zë vendin e tretë në këtë renditje improvizore, është Jasir Asani. Mesfushori që luan me ekipin e Partizanit ka arritur të shënojë në 8 ndeshje 3 gola, dhe renditet vetëm dy gola pas kryesuesëve
Kohët e fundit italiani që drejton kuqezinjtë, Kristian Panuçi, është kritikuar shpesh herë për mungesën e lojtarëve nga kapionati shqiptar, tek Kombëtarja. Ajo çka shikohet është se për atë lojtar që ka nevojë Panuçi, sulmues, alternativa nuk gjendet as në “Superiore”. /Shqiperia.ch/
Pjesë të kësaj renditje janë:
Rexhinaldo i Kukësit, me 5 gola të shënuar
Amadu i Teutës, me 5 gola
Asani i Partizanit, me 3 gola
Bushiç i Flamurtarit me 3 gola
Blazhevski i Tiranës, me 3 gola