
Ekipi i Panathinaikosit arriti të merrte një fitore të vlefshme në transfertë gjatë ditës së djeshme, pasi mposhti me rezultatin 1-3 AEL-in.
Por ajo që e bënte më të bukur këtë fitore, ishte fakti që trajneri i Panathinaikosit luante me futbollsitët e rinjë, teksa më i vjetri gjendej në moshën 27-vjeçare në fushën e lojës. Nga minuta e parë, pati vend edhe për mesfushorin e Kombëtares, Ergys Kaçe. Ky i fundit arriti të justifikonte besimin e trajnerit, duke u vleresuar mbi mestare për paraqitjen e tij, megjithëse ishte vetëm ndeshja e parë në këtë sezon për të.
Në Greqi performanca e futbollistit të Kombëtares komentohet kështu: “Kaçe e gjen veten të rikthehet në ritmin normal të ndeshjes, megjithëse ishte vetëm ndeshja e parë e vitit për të. Kthehet me pasionin dhe rregullin e duhur, megjithëse mund të luaj edhe më mirë”. /Shqipëria.ch/