You are here
Home > Kombëtarja > Luajnë kundër Parmës pas 3 vitesh mungese, Interi kujton kryeveprën e pësuar nga Andi Lila

Luajnë kundër Parmës pas 3 vitesh mungese, Interi kujton kryeveprën e pësuar nga Andi Lila

Pas 3 vitesh mungese, në elitën e futbollit italian, do të luajnë sërish Interi me Parmën. Hera e fundit që këto ekipe janë përballur me njëra-tjetrën, ka parë si protagonist Andi Lilën.

Ky i fundit do të realizonte një gol fantastik me kokë, duke mos i lënë asnjë mundësi Handanoviç për të reaguar dhe për të evituar golin. Gjatë momentit të festimit, Lila do të ndiente dhimbje dhe do të largohej nga fusha e lojës.

Do të duhej realizimi i Guarin, që ajo ndeshje të mbyllej në barazim 1-1. Gjatë asaj periudhe Parma do të prekte momentin më të errët të historisë, pasi falimentoi dhe zbriti në kategorinë e katërt. Tashmë ata gjenden sërish në elitë, ndërsa zikaltërit kanë kujtime të hidhur nga takimi i fundit me kundërshtarët e sotëm. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top