You are here
Home > Kombëtarja > Halle të reja te Napoli, “qajnë” paraqitjet e Hysajt te Shqipëria

Halle të reja te Napoli, “qajnë” paraqitjet e Hysajt te Shqipëria

Sikur të mos mjaftonte ajo humbje e fundit e pësuar nga Napoli në kampionat dhe revolta e madhe e tifozëve, ekipi italian gjendet në një moment të vështirë në prag të ndeshjes me Fiorentinën.

Një prej titullarëve të saj të padiskuteshëm, Elseid Hysaj, është në dyshim për ndeshjen e radhës. Minutat e luajtura me Shqipërinë, më saktësisht kundër Izraelit dhe Skocisë, kanë bërë që mbrojtësi shkodran të mos gjendet në maksimumin e tij.

Sipas asaj që raportohet në mediat italiane, pritet të vlerësohet gjendja e futbollistit shqiptar, që është jo pak i konsumuar nga periudha e Kombëtares, aqsa paraqitja e tij ndaj Fiorentinës është vendosur në rrezik. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top