Pas peripecive të shumta dhe një kohe të konsiderueshme pa ekip, mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti, mund të buzëqesh sërish.
Futbollisti shqiptar ēshtë rikthyer në Zvicër, vetëm se këtë herë jo për ekipin e Bazelit, por për Grashopërs. Arsye të ndryshme kanë ndikuar në këtë transferim, ndërsa Arlindi do të jetë pjesë e skuadrës deri në fundin e sezonit, por duke pasur të drejtën e rinovimit edhe për dy vite të tjera.
Arsyeja kryesore që ka ndikuar në transferimin e Ajetit në klubin e ri, ishte padyshim dëmtimi i mbrojtësit brazilian, Nathan. Vetë drejtuesi sportiv i Grashopër, u shpreh se futbollisti shqiptar do të ishte zëvendësuesi i denjë për Nathan. Në rast se ky i fundit nuk do të dëmtohej, atëherë Ajeti mund të ishte ende pa ekip.
Një dorë mbrojtësit të Kombëtares do t’i vinte disa ditë më parë edhe nga mëshira e italianëve. Një media e njohur italiane, mes një liste me emrat e futbollistëve që nuk duhej të humbeshin, pasi ishin të lirë nga kontratat e tyre, përmendnin Arlind Ajetin. Një dorë erdhi dhe prej tyre. /Shqipëria.ch/