Panuçi, Panuçi dhe sërish Panuçi. Nëse bëhet fjalë për fajtorin e vetëm të kësaj forme të dobët që po kalon Shqipëria, atëherë e keqja gjendet lehtësisht në figurën e teknikut italian.
Por ajo që ne duhet të kuptojmë, është fundja fakti që futbolli luhet nga lojtarët në fushë. E vërteta e zbuluar nga mediat shqiptare përpara pak kohësh, ishte vërtet për të vendosur duart në kokë. Menjëherë në përfundimin e ndeshjes ndaj Skocisë, Prenga dhe Manaj ndezën telefonin, për t’iu rikthyer përditshmërinë së tyre në rrjetet sociale.
Ulërimat e trajnerit Panuçi nuk do të kishin fund në këtë rast, madje me shumë të drejtë. Shqipëria dhe tifozët e saj po vuanin, ndërsa futbollistët modern, as që e vrisnin mendjen për turpërimin e ardhur në fushën e blertë.
Më parë, ndoshta turpëroheshim me rezultatet të thellë dhe ishim më pak rivalizues ndaj kundërshtarit, por futbolli ndihej më shumë se futbollistët do të shkonin gjithmonë kokëulur në dhomat e zhveshjes. Koha ka ndryshuar, kjo ëshët ajo e cirkut. /Shqipëria.ch/