You are here
Home > Kryefaqja > E bujshme/ Trajneri i Kombëtares shpërthen ndaj Ketës: E trukoi ndeshjen, u tallën me ne

E bujshme/ Trajneri i Kombëtares shpërthen ndaj Ketës: E trukoi ndeshjen, u tallën me ne

Gjetan Keta arriti të fitonte ndaj boksierit boshnjak, Sladan Janjanin, në ndeshjen e vlefshme për kategorinë e peshave të mesme në federatën WBU. Trajneri i Kombëtares shqiptare të Boksit, Zef Gjoni, ka hedhur akuza të forta ndaj Ketës, duke shprehur se e trukoi ndeshjen me një shfaqje të shëmtuar.

“Edhe një që ka parë boks vetëm njëherë e kupton se ajo ishte ndeshje e trukuar. Ajo është shfaqje, nuk është boks. Kur në një ndeshje të tillë afrojnë edhe këngëtarë e ku di unë, kuptohet qartë sepse nuk ka askund titull bote me këngëtarë.

E sfidoj të ndeshet me një boksier të Vllaznisë. Nëse fiton, unë e lë këtë sport. Boksieri boshnjak që gjoja ishte në finale me të, nuk ka as faqe zyrtare dhe nuk është në nivel. Ai ishte i 313-ti në listë dhe është e pafalshme të tallet me boksin shqiptar”, u shpreh për “Panorama Sport”, Zef Gjoni.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top