You are here
Home > Kombëtarja > “E bekoi” Lorik Cana! Shiriti i kapitenit të Shqipërisë shkon në krahun e duhur

“E bekoi” Lorik Cana! Shiriti i kapitenit të Shqipërisë shkon në krahun e duhur

Lorik Cana e kishte bekuar, kapiteni te Shqipëria duhet të ishte prej kohësh Elseid Hysaj. Mesa duket në takimin ndaj Skocisë, shiriti do të shkojë në krahun e duhur.

Duke marrë parasysh kërkesën kryesore të Panuçit në dhënien e shiritit, atë të vjetërsisë për ndeshjet e luajtura, atëherë ylli i Napolit do të na udhëheq për mbrëmjen e sotme, duke ditur edhe formacionin me të cilin Shqipëria do të zbresë në fushën e lojës.

Një situatë disi e çuditshme për “kapitenin e konferencave”, Agollin, që qendron përkrah Panuçit në deklaratat për shtyp si kapiten i kuqezinjve, por në fund nuk aktivizohet asnjë minutë në fushën e blertë. Në ndeshjen e fundit ishte Jahmir Hyka njeriu që ishte kapiteni i Shqipërisë, por në ditën e sotme edhe ai pritet ta nisë nga stoli. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top