Shqipëria do të luajë ndaj Skocisë në ditën e nesërme, në ndeshjen e dytë të saj për Ligën e Kombeve. Pas fitores ndaj Izraelit, kuqezinjtë do të kërkojnë një tjetër sukses në transfertën skoceze.
Panuçi i ka befasuar të gjithë me vendimin e tij, teksa ka rikthyer mesfushorin Ergys Kaçe. Shumë kohë mungese në Kombëtare, por tashmë jo më. Futbollisti që ka gjithë simpatinë e tifozëve, mund të jetë nga minuta e parë ndaj Skocisë.
Megjithëse asgjë nuk është e qartësuar, futbollisti i Panathinakos është stërvitur normalisht me grupin, për të qenë në formën e tij më të mirë. /Shqipëria.ch/