You are here
Home > Kombëtarja > Hyka tregon për shiritin e kapitenit: Nuk e prisja nga Panuçi, për mua nuk ka shumë rëndësi

Hyka tregon për shiritin e kapitenit: Nuk e prisja nga Panuçi, për mua nuk ka shumë rëndësi

Një fitore me shumë vlerë ishte ajo e marrë nga Shqipëria kundër Izraelit, falë golit të Taulant Xhakës.

Ajo që është për t’u veçuar, duke u nisur që nga fillimi i ndeshjes, ishte fakti se shiritin e kapitenit e morri Jahmir Hyka. Askush nuk e priste, por Panuçi arriti t’i surprizonte që të gjithë.

Në intervistën e dhënë për “Supersport”, kapiteni i ri i Kombëtares është shprehur se është ndierë i habitur kur i është dhënë shiriti, megjithëse nuk e sheh si një çështje të rëndësishme për ta diskutuar.

“Të them të vërtetën, nuk e dija që do të isha kapiten. Këtë e mora vesh vetëm pak para ndeshjes, për mua nuk ka rëndësi kjo.

Rëndësi ka që të luaj për kombëtaren. Në fillim nuk e provova shumë pjesën sulmuese, driblimet, kërkova të hyja në lojë një kundër një dhe më duhet të them se nuk ishte një ndeshje perfekte nga ana ime.

Me e rëndësishme është rezultati i marrë. Normalisht mbas miqësoreve nuk ishin rezultatet shumë të mira, duhet t’i kthenim në favorin tone dhe e bëmë sot. Ne kishim raste, ishte një fitore e merituar, tashmë vazhdojmë të ecim përpara.

Është me rrezik të vazhdonim përpara, por në fund ishim me fat dhe këto 3 pikë shërbejnë për të parë përpara”, ka thënë Hyka. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top