Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, ku djemtë kuqezinj kanë fituar në debutim të “Ligës së Kombeve”, futbollistët e Kombëtares janë ndierë më të çliruar nga presioni që ishte mbi ta. Shqipëria ka bërë një paraqitje mjaft të mirë përballë Izraelit, ku arriti të merrte fitoren me rezultatin 1 me 0 me gol të Taulant Xhakës, në minutat e para të pjesës së dytë. Nga ana tjetër, debutimi i trajnerit Hercog, erdhi në mënyrën më të keq të mundshme.
Pas përfundimit të ndeshjes në një intervistë për “Supersport” sulmuesi kryesor i Izraelit, Zahavi, është shprehur se Shqipëria e meritonte fitoren dhe se ishin shumë më të fortë se ta.
”Po çdo gjë është në rregull, ne e humbëm këtë ndeshje, por ne bëmë paraqitje të mirë dhe shpresa vdes e fundit. Çdo gjë do të ndryshojë ne Izrael, midis Izraelit dhe Shqipërisë. Ne humbëm sepse nuk arritëm të shënonim në rastet që na u krijuan dhe për këtë jam i vetëdijshëm, ashtu si edhe për forcën e kombëtares shqiptare. E meritonte të fitoren”, përfundoi sulmuesi izraelit.
Ajo çka është për t’u veçuar ishte se mbrojtësit tanë arritën ta mbulonin mjaft mirë, dhe nuk e lejuan të shënonte, ndryshe siç ndodhi në sfidën e parë kundrejt Izraelit pëe eleminatoret e Botërorit “Rusi 2008”.