Rradhë të gjatë dhe interesim i jashtëzakonshëm për përfaqësuesen e tyre, Kosova përgatitet në këtë mënyrë për ndeshjen që do të zhvillojë ndaj Ishujve Faroe.
Sportelet nuk janë hapur ende në shumë qytete kryesore të Kosovës, por deri më tani raportohet të jenë shitur rreth 11.000 bileta nga 12.667 që janë të disponueshme për tifozët. Duket sikur të jetë ambient i një prag ndeshje ndaj Gjermanisë, por do të luhet vetëm ndaj Ishujve Faroe.
Duke parë këtë situatë, tregu i zi i biletave nuk kishte sesi të mungonte, madje edhe në mënyrë disi qesharake pasi biletat e këtij takimi kanë përfunduar deri te “Merrjep”, ndërsa shumë tifozë kërkonin llogari se si është e mundur që në Gjakovë, Pejë, Mitrovicë e Prizren ende nuk ka nisur shitja e tyre. /Shqipëria.ch/