![](https://shqiperia.ch/wp-content/uploads/2018/09/abaaaaaazaaa.png)
“Abazaj nuk duhet të qëndrojë i mërzitur. Dërgojeni të sponsori ynë të zgjedh Audin që dëshiron”, u ka thënë trajneri belg drejtuesëve të klubit, që futbollisti shqiptar të hiqte disi mërzinë e akumuluar gjatë këtyre ditëve.
Por kjo mërzi e futbollistit shqiptar, Kristal Abazaj, nuk ishte vetëm për mos aktivizimin dhe grumbullimin në ndeshjet e para të kampionatit belg, por edhe për shkak të fshirjes nga lista në Europë. Klubi i Anderlehtit ka paraqitur listën e lojtarëve që do të ketë për në “Europa League” dhe atje mungon emri i Kristal Abazajt.
Ende nuk po kuptohet se çfarë ka ndodhur në ditët e fundit, pasi vlerësimi i drejtuesëve të klubit të Anderlehtit ka qenë i madh për sulmuesin shqiptar. Ndërsa për aftësitë dhe talentin që ai zotëron, asnjë nuk ka dyshime në Shqipëri, e tregoi në shumë raste sesa vlen.
Situata aktuale është kjo dhe duhet pasqyruar, Abazaj nuk do të luajë për Anderlehtin në “Europa League”.Madje emri i tij nuk mund të përfshihet edhe në rast të një dëmtimi të rëndë te ekipi belg, sepse trajneri Hein Vanhazebruk ka zgjedhur atje katër futbollistët e rinjë, Bornauë, Saelemaekers, Sambi Lokonga and Amuzu. /Shqipëria.ch/
Lista e plotë: Didillon, Boeckx, de Jong, Lawrence, Sanneh, Appiah, Cobbaut, Milic, Vranjes, Najar, Makarenko, Gerkens, Kums, Trebel, Morioka, Musona, Saief, Kayembe, Bakkali, Dimata, Santini and Dauda.