You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Trajneri i Kosovës e quan të mbyllur: Prindërit e Shabanit kanë marrë vendimin

Trajneri i Kosovës e quan të mbyllur: Prindërit e Shabanit kanë marrë vendimin

Një çështje e përfolur aq shumë në ditët e fundit, është ajo e Meritan Shabanit. Shqipëria apo Kosova? Një gjë është e sigurt, talenti i Bajernit do të ngelet në trevat shqiptare, pa zgjedhur të përfaqësojë një Kombëtare tjetër.

Por kur gjithçka u quajt thuajse e mbyllur dhe pritej që Shabani të zgjidhte Shqipërinë, Panuçi do të pasqyronte situatën e vërtetë, se gjithçka ishte një spekullim në lidhje me këtë çështje.

Si për të shtuar akoma më shumë engimën, trajneri i Kosovës, Shalandes, në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Azerbajxhanin është shprehur se familja e Meritan Shabanit e ka marrë vendimin për djalin e tyre, por duhet pritur pak kohë për t’u zyrtarizuar.

“Ardhjet e mundshme të Meritan Shabanit dhe Florent Hadergjonajt? Jam në kontakt me Hadergjonaj që ishte në pritje të ftesës së Zvicrës, por që nuk e mori. Nga ky moment do të provoj ta sjelli në kombëtaren tonë, kam kontakte të mira edhe me agjentin Erdin Shaqiri (vëllai i Xherdanit). Me Shabnin po shihet se ka disa probleme me Kombëtaren e Shqipërisë, por familja e tij e ka marrë një vendim. Kam biseduar me babanë dhe vëllanë i tij, tani do t’i lëmë pak kohë dhe të vendos se a do të na bashkohet”, ka thënë Shalandes. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top