Eleminimi i Steauës së Bukureshtit nga Rapidi i Vjenës në play-off të “Europa League”, i kushtoi shumë shtrenjtë mesfushorit shqiptar, Kamer Qaka.
Menjëherë pas eliminimit, presidenti i Steauas, Gigi Bicali ka marrë vendimin për Qakën, duke thënë se “nuk kishte kohë të rriste fëmijët”.
Me gjithë transferimin që u krye me bujë nga gjetja e Panuçit, mesfushori nuk arriti të bindte në klubin e tij të ri, duke u larguar në formë huazimi tek Poli Iasi, në klubin prej nga erdhi përpara pak kohësh.
Një vendim i menjëhershëm i një presidenti paksa “të çmendur”, kundrejt futbollistit shqiptar, pasi do të ishte vetë Becali që afroi Qakën te Steaua. Tashmë mbetet vetëm të presim që Qaka të rikthehet në nivelet e larta, pasi aftësitë e tij kur luante me Poli Iasin, kanë tërhequr vëmendje të madhe nga shumë klube europiane. /Shqipëria.ch/