You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Sinjale të dërguara më kot, Panuçi nuk e preferoi Llullakun

Sinjale të dërguara më kot, Panuçi nuk e preferoi Llullakun

Një prej futbollistëve që ndodhen në formë të mirë dhe kanë munguar në listën e kombëtares shqiptare, ishte edhe Azdren Llullaku.

Mesfushori shqiptar është një titullar i padiskutueshëm tek ekipi i Astras në Rumani, teksa edhe në ditën e djeshme ka luajtur për 90 minuta në barazimin pa gola që ekipi i tij arriti në shtëpi.

Llullaku ka arritur të shënoj edhe dy gola në këtë sezon, që ndryshe nga ai i shkuari, nuk po vuan për aktivizimin në fushën e blertë. Në dy realizimet e tij, futbollisti 30-vjeçar ka zgjedhur të festojë në të njëjtën mënyrë, me shqiponjë.  Por këto sinjale nuk kanë mjaftuar që trajneri italian të bindet për Llullakun që të marrë në Kombëtare. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top