![](https://shqiperia.ch/wp-content/uploads/2018/09/shabani-1-1132x509.jpg)
Deri në ditën e djeshme dukej një çështje e mbyllur ajo e zgjedhjes së Shqipërisë nga ana e Meritan Shabanit.
Megjithatë të shumtë kanë qenë shembujt që na kanë dhënë një mësim se asnjëherë nuk duhet të shpërthejë festa përpara kohe, sidomos në çështje të tilla.
Trajneri i Shqipërisë, Panuçi, në deklaratën për shtyp të dhënë në ditën e sotme, ka thënë se asgjë nuk është mbyllur, duke mos treguar shumë pozitivitet mbi afrimin e Shabanit te Shqipëria.
Orët e fundit zërat që e lidhin talentin e Bajernit me Kosovën, janë shtuar gjithmonë e më shumë. Futbollisti i Bajernit ka pasur një takim edhe me zyrtarët e FFK-së dhe trajnerin Shalandes. Nëse më parë kishte disa dyshime në lidhje me vendimin e Shabanit, tashmë zgjedhja e tij është kthyer në një enigmë ta pazgjidhshme, por diçka është e sigurtë, që shpresat për një bashkim të këtij talenti me kuqezinjtë kanë nisur të bien. /Shqipëria.ch/