Shqipëria ka bërë zyrtare listën prej 25 lojtarëve që janë grumbulluar për ndeshjet e Nation League kundrejt Izraelit në Elbasan Arena dhe kundër Skocisë. Risitë e kësaj liste janë afrimet e reja me kombëtaren shqiptare dhe ata emra qe nuk janë grumbulluar.
Nga afrimet e reja është dhe Enea Mihaj i cili në fillim u quajt si “tradhtar” pasi zgjodhi largimin drejt Greqisë. Por historia ndryshoi brenda pak kohësh dhe tashmë Mihaj është në urdhërat e Panuçit. Së bashku me të, risi do të jenë edhe afrimet e Bunjakut dhe Demirit.
Ashtu siç edhe pritej, Abazaj dhe Ramdani nuk do të jenë pjesë e Kombëtares, pasi janë grumbulluar nga Alban Bushi. Në fund ka vend edhe për disa rikthime në gardën e vjetër, pasi Memushaj, Xhaka, Basha, Hyka dhe Agolli që kanë munguar në ndeshjet e fundit, do të jenë gati për takimet e shtatorit. /Shqipëria.ch/
Lista e plotë: Hoxha, Strakosha, Berisha, Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Agolli, Lika, Mihaj, Mavraj, Demiri, Prenga, Binaku, Hyka, Gavazaj, Xhaka, Basha, Lilaj, Memushaj, Lila, Ndoj, Grezda, Guri, Balaj, Manaj