Kur ka mbetur edhe pak kohë nga fillimi i Botërorit, dy shembuj nga Kombëtare të ndryshme por me të njëjtin mesazh, na vijnë nga Koentrao dhe Mehmedi, për të shërbyer edhe si një leksion.
Koentrao nuk do të jetë në listën e Botërorit që do të zhvillohet në Rusi, ashtu si edhe Mehmedi që është jashtë listës së Zvicrës. Arsyeja? Një vendim krejtësisht personal i lojtarëve, për t’i hapur vendin futbollistëve të tjerë.
Pavarësisht se për të gjithë futbollistët pjesëmarrja në kompeticione të tilla është më shumë sesa jetike, në të dy rastet në fjalë, vetë futbollistët kanë biseduar me trajnerët e tyre, duke i shprehur faktin se nuk janë në 100% të gjendjes së tyre fizike dhe duke hapur krahun për lojtarët e tjerë. Sepse egoizmi dhe dëshirat personale, nuk vijnë asnjëherë përpara të mirës së Kombëtares… /Klaudio Ndreca- vipsport.al/