
Lista e të grumbulluarve për Kombëtaren Shpresa, përmbante shumë emra të rinj të thirrur nga trajneri Alban Bushi. Një prej tyre, Lindon Selahi, i cili vjen nga Standarti i Liezhit, flet me emocion për këtë grumbullim.
“Kam patur mundësi të luaj me Maqedoninë, Belgjikën, Kosovën dhe Turqinë. Por zgjodha me zemër. Më pëlqen shumë Taulant Xhaka.” – tregon Selahi. 19-vjeçari me origjinë nga Kumanova e Maqedonisë, do jetë për herë të parë me fanellën e Shqipërisë U21. Ai ka qenë më parë pjesë e Belgjikës U16.
/Panoramasport