Xherdan Shaqiri, ylli i Zvicrës në futboll, do të bartë edhe flamurin e Kosovës në këpucë në Kampionatin Botëror që nis muajin e ardhshëm në Rusi.
Përmes një fotografie në rrjete sociale, Shaqiri ka zbuluar se në thembrën e këmbës së djathtë do ta ketë flamurin e Kosovës, kurse në këmbën e majtë flamurin e Zvicrës.
Këto këpucë Shaqiri i ka bartur edhe sot në ushtrime me përfaqësuesen e Zvicrës. /albeu.com/