Epoka e Roberto Mancinit për Kombëtaren e Italisë ka nisur me seancën e parë stërvitore në Coverciano, me Balotellin nën urdhra, por pa Gigi Buffon. “Duhet të jetë një grup që të jetë i aftë të bashkojë tifozët, – është shprehur trajneri i ri -, ai që vjen në kombëtare duhet të japë maksimumin dhe të sillet mirë”. Nuk ka ndeshje lamtumire për Buffon: “Dëshiron të vazhdojë të luajë dhe ai që luan për mua është një opsion për t’u ftuar. Për këtë arsye nuk do të ketë asnjë pasarelë në Torino”. Për Balotellin: “Do të jetë më i pjekur”.
– Është kombëtarja e rilindjes: çfarë ndjesish patët në këtë seancë të parë stërvitore?
Gjithçka mirë, dita e parë vlen për t’u njohur me sadopak me grupin.
– Balotelli ndan opinionin publik në dysh: a është gati tani për ta bashkuar duke parë edhe rritjen e tij?
Kjo duhet të jetë një skuadër e aftë për të bashkuar lëvizjen tonë futbollistike. Mario është një lojtar i veçantë, sepse nuk ka përmbushur pritshmëritë e tij. Unë kam besim tek ai, sepse është paraqitur mirë kohët e fundit. Ai që vjen në kombëtare duhet të japë maksimumin dhe të sillet mirë.
– A mund të qartësojmë pak më shumë çështjen Buffon?
Kam folur me Gigi-n dhe dëshiron të vazhdojë të luajë. Mund ta thërras sërish në kombëtare, por respektoj vullnetin e tij.
– A keni vënë re edhe ju një diferencë sa i përket talenteve krahasuar me të kaluarën?
Nuk kam shkopin magjik për të zgjidhur çështjet e krijuara. Futbollistët e gjeneratave të kaluara ishin aq shumë dhe kishte talent me bollëk. Unë kam besim sepse mendoj që këto djem mund të bëhen lojtarë të rëndësishëm. Shumë prej tyre janë të rinj, nuk kanë eksperiencë në nivel ndërkombëtar. Puna do të jetë më e lodhshme se në të kaluarën, por me kalimin e kohës besoj se do të bëjmë një punë të mirë. Ka kombëtare të tjera të cilat kanë zgjidhur problemet dhe janë kthyer në nivele të larta.
– Mungesa e De Rossit është definitive?
Të gjithë lojtarët të cilët do të jenë në formë mund të grumbullohen. Do të përpiqemi ta drejtojmë vëmendjen e kombëtares nga e ardhmja, por nëse ato më ekspertët do të luajnë mirë… pse jo.
– Perin mund të jetë portieri i dytë i Juventusit: a do të rrezikonte kombëtaren nëse do të luajë më pak?
Nuk rrezikon shumë, por ata që luajnë më pak sigurisht që do të kenë një problem më shumë. Ka shumë cilësi dhe mendoj s mund të luajë në çdo skuadër ku vendos të shkojë.
– Me Balotellin do të duhet një diskutim i veçantë?
Nuk e takoj prej të paktën 4 vjetësh. Besoj se do të jetë pjekur më shumë.
– Cila është hierarkia e portierëve tek Italia?
Nuk kam titullarë, duhet t’i njoh mirë dhe t’i shoh si stërviten. Kam tre portierë të shkëlqyer dhe të tjerët të cilët duhet t’i vëzhgoj. Duhet të njihem me shumë futbollistë, por në këto tre ndeshje do të luajnë që të tre.
– Sa e rëndësishme është që të fitosh pas katastrofës së Botërorit? Çfarë rotacioni do të ketë në këto ndeshje?
Duhet të fitojmë sepse jemi Italia, edhe pse janë miqësore. Duhet të luajmë mirë. Rotacioni do të jetë total sepse lojtarët janë të lodhur, vështirë që ndonjëri të luajë të trija ndeshjet edhe sepse po humbasim pjesët nga dëmtimet. Mbase do të thërrasim ndonjë lojtar nga Kombëtarja U-21. Më të rinjtë duhet të luajnë ndaj Francës dhe Holandës, ndeshje me nivel të lartë.
– Problemet që ka federata në vetvete a do të kushtëzojnë punën tuaj?
Herën e fundit që fituam Botërorin kishim gjithashtu probleme në federatë…. shpresojmë të ndodhë më e mira.
– A është një problem të mos kesh bllokun e një klubi?
Do të kishte qenë më e thjeshtë, por do të përpiqemi ta bëjmë grupin bashkë sa më parë të jetë e mundur.
– Si motivohet një grup i lodhur?
Nuk do të bëjmë asgjë të veçantë, do të përpiqemi të ruajmë formën fizike. Nëse dikush është më i lodhur, është mirë që ta thotë që në fillim për të mos rrezikuar më kot.
– Pse mendoni se Italia humbet shpesh në miqësore?
Do të përpiqemi të ngjiten në renditjen FIFA duke fituar, por mendoj se miqësoret janë një handikap që e kemi pasur historikisht. Duhet të bëjmë mirë në këto tre ndeshjet e para për ta nisur mirë./EDS/