![](https://shqiperia.ch/wp-content/uploads/2018/05/162485-klub-formiran-od-navivachi-na-barsa-se-plasira-vo-la-liga.jpg)
Ekipi i Hueskas për herë të parë në historinë e tyre do të garojnë në Primera Division pas fitores ndaj Lugos në javën e 40-të të Segunda Division. Kështu, dy javë përpara përfundimit të kampionatit ata siguruan një vend për në elitën e futbollit spanjoll.
Klubi i Hueskas bën pjesë në provincën Aragon dhe është formuar në vitin 1960 nga tifozë të Barcelonës, ndërsa ndeshjet i zhvillon në stadiumin “El Alcoraz” me një kapacitet prej 5.500 vende ndërsa trajner është ish-asistenti i Barcelonës Rubi.
Hueska është klubi i dytë nga provinca Aragon që do garojë në Primera Division pas Real Zaragozës.
/Shqiperia.ch