You are here
Home > Futboll Bota > Skandaloze: Platini pranon manipulimin e Botërorit 1998!

Skandaloze: Platini pranon manipulimin e Botërorit 1998!

Mishel Platini ka qenë një ndër futbollistët më të mëdhenj në vitet ’80 dhe konsiderohet një legjendë e futbollit botëror, por si president i UEFA-s paska bërë gjëra të turpshme.

Nuk mjaftojnë abuzimet financiare, për të cilat humbi postin si mbreti i futbollit në kontinent, sepse tashmë francezi bën një zbulim të bujshëm, që hedh hije mbi gjithë futbollin botëror dhe kompeticionin më të madh, Kupën e Botës.

Platini, i cili është duke kryer pezullimin prej 4 vitesh nga futbolli, zbulon se “një dredhi e vogël” u përdor për Kupën e Botës 1998, në mënyrë që Franca dhe Brazili të përballeshin vetëm në finale, nëse avanconin.

Ish-ylli i Francës dhe Juventusit ishte bashkëpresident i komitetit organizator të Kupës së Botës në 1998 dhe ka pranuar se shpërndarja e grupeve u bë duke u kujdesur që finalja e mundshme të ishte Francë-Brazil, që ishte “finale ëndrrash” në atë kohë.

Brazili u caktua në Grupin A, diçka standarde për kampionët në fuqi, ndërsa Franca u vendos në Grupin C, që do të thoshte se nëse të dyja palët  fitonin grupin përkatës, nuk përballeshin dot deri në finale.

Në fakt, ashtu ndodhi, sepse Franca mundi Paraguain, Italinë dhe Kroacinë para se të mundte Brazilian 3-0 në finale, me 2 gola nga Zinedin Zidan.

Në një intervistë për radion France Bleu Sport, Platini bëri rrëfimin e bujshëm: “Francë-Brazil në finale, ishte ëndrra e të gjithëve. Ekzistonte një dredhi e vogël. Ne nuk shpenzuam 6 vite duke organizuar Kupën e Botës kot, pa bërë asnjë dredhi të vogël. Ju mendoni se organizatorët e tjerë të Kupave të Botës nuk kanë bërë gjëra të tilla?”.

/Sportekspres

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top