Sarri i ka idetë të qarta dhe ia ka shprehur edhe presidentit De Laurentis, i cili i ka bërë një propozim interesant për të qëndruar dhe trajneri aktualisht po vlerëson situatën.
Nëse qëndron te Napoli, Sarri do ta ndërtojë skuadrën e sezonit të ri, duke u bazuar te pesë lojtarë: Insinje, Kulibali, Alan, Goulam dhe Mario Rui. Për të janë lojtarë që duhet të jenë patjetër në ekip, me përjashtim të rastit, kur mund të vijë ndonjë ofertë e parezistueshme.
Mungon në listën e të besuarve të trajnerit mbrojtësi Hysaj, edhe pse gjithmonë është thënë se lojtari i kombëtares shqiptare ka qenë i përkëdheluri i Sarrit. Kjo do të thotë se gjasat më të mëdha janë që Hysaj të largohet nga Napoli, pavarësisht se agjenti i tij është shprehur se do të qëndrojë.
Sezoni që po mbyllet shënon rekordin e pikëve të grumbulluara nga Napoli dhe lojtarët e sipërpërmendur kanë qenë shumë të rëndësishëm. Insinje, sapo Hamshik të largohet për në Kinë, do të mbajë edhe shiritin e kapitenit të Napolit. Alan ka rinovuar, ashtu si dhe Gulam, i cili mezi pret të kthehet në fushë. Ndoshta ndaj Krotones do të luajë pak minuta.
Algjeriani do të jetë titullar i padiskutueshëm sezonin e ardhshëm, duke ndarë rolin me Mario Ruin. Koulibali do të jetë kolona kryesore e mbrojtjes dhe shpreson shumë që trajneri Sarri të qëndrojë.
Vipsport.al