You are here
Home > Futboll Bota > 1.3 miliardë stërlina, ja kush është marka më e shtrenjtë e futbollit në botë

1.3 miliardë stërlina, ja kush është marka më e shtrenjtë e futbollit në botë

Mançester Junajtid mund të krenohet për markën më të fuqishme në botën e futbollit, sipas rezultateve të një studimi të kompanisë “Brand Finance”.

Ai e rendit markën e klubit 20 herë kampionë të Anglisë në vend të parë me vlerën e 1.357 miliardë paundëve, plot 404 milionë më shumë se Mançester Siti, që janë klubi i dytë më i shtrenjtë në Angli.

richest fc

Vendin e dytë dhe të tretë në këtë klasifikim e zënë gjigantët e La Ligës: Reali i Madridit (1.127 mld paund) dhe Barcelona (1.082 mld paund). Menjëherë pas treshes së parë renditen gjermanët e Bajernit të Mynihut, marka e të cilëve kushton 1.007 miliardë sterlina.

Pjesa e mbetur e 10-shes së parë dominohet nga klubet angleze, me përjashtim të PSG-së që renditet në vend të 9, me vlerën e 654 milionë paundëve. Arsenali (776 mln) dhe Totenhemi (548 mln) nuk kanë ndryshime nga renditja e vitit 2017: respektivisht në vend të 8 dhe 10.

/Panoramasport

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top