You are here
Home > Kombëtarja U-21 > “Kushton mes 5-7 milionë eurove”, klubi i vë çmimin mesfushorit të Shpresave

“Kushton mes 5-7 milionë eurove”, klubi i vë çmimin mesfushorit të Shpresave

Talentet shqiptare bëhen gjithnjë e më të kërkuar në tregun e futbollistëve dhe vlera e tyre ka pësuar rritje gjatë sezoneve të fundit. Kjo tregohet qartësisht edhe nga fakti se tanimë klubet kërkojnë shifra të larta jo vetëm për lojtarë të afirmuar me Kombëtaren A, por edhe për futbollistë të cilët janë pjesë e përfaqësueses Shpresa.

Ky është rasti i Emeanuele Ndojit, për të cilin klubi i Breshias kërkon të paktën 5 milionë euro për ta lënë të lirë në fund të sezonit t’i bashkohet ndonjë skuadre tjetër. Për futbollistin ka pasur vazhdimisht interesim nga skuadra të ndryshme në Serinë A, por Breshia nuk do ta lërë të ikë shumë lehtësisht, pa përfituar nga ai

Klubi ka paguar 1,2 milionë euro në arkat e Romës për futbollistin shqiptar dhe mendon se në dy sezonet në Serinë B ku është aktivizuar me rregullsi, vlera e tij është rritur ndjeshëm. Sipas TMW, Bisoli, Ndoj dhe Spalek janë tre futbollistët që Breshia mendon të nxjerrë në treg në verë, duke u vendosur një çmim mes 5 dhe 7 milionë eurosh, pasi për ta ka interesim të madh nga klubet në elitën e futbollit italian.

Për Ndojin, çështja është paksa më e komplikuar, sepse Roma pasi e shiti, u sigurua që në kontratë të vendosej e drejta që në çdo moment të barazojë ofertën që vjen për të, duke e kthyer përsëri në kryeqytetin italian. /vipsport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top