You are here
Home > Futboll Bota > Shkëlqen talenti shqiptar, mposht i vetëm Serbinë në Europjanin U-17

Shkëlqen talenti shqiptar, mposht i vetëm Serbinë në Europjanin U-17

Gjermania U-17 mposht Serbinë U-17 me rezultatin e thellë 3:0, ndeshje e vlefshme për europjanin U-17 në grupin D. Një shqiptar mposht i vetëm Serbinë në kampionatin europjan për grupmoshat U-17… Leon Dajaku djaloshi shqiptar që përfaqëson Gjermaninë U-17 sot ka realizuar dopietë duke i ndihmuar kombëtares gjermane të marrë një fitore të vlefshme në grupin D ku bëjnë pjesë dhe Spanja dhe Hollanda.

Ndeshjen e nisi majft mirë Gjermania që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 18′ me Can Bozdogan për 1:0. Por këtu nuk u ndalën djemtë e trajnerit Prus që vazhduan me lojën e bukur.

Ishte talenti Leon Dajaku që gjeti golin e dytë për gjermanët pas një asistimi nga Leon Borges në minutën e 24′ të takimit, ndërsa golin e dytë personal Dajaku e shënoi në minutën e 37′ duke i dhënë një goditje fatale serbëve me 3:0 pas pjesës së parë. Në pjesën e dytë nuk ndyshuan shifrat ndërsa Gjermania gjeti fitoren e parë pasi në ndeshjen e parë u mposht nga Hollanda.

Në grupin D tashmë Gjermania shkon në kuotën e 3 pikëve pas 2 ndeshjeve, Serbia mbetet në 0 pikë, ndërsa Spanja dhe Hollanda do të takohen sot.

Leon Dajaku aktivizohet tek Shtutgart U-19 ndërsa ka kaluar të gjitha kategoritë me ekipin e Shtutgartit, luan në pozitën e sulmuesit kryesor.

Edhe pse i datëlindjes 12 Prill 2001 dhe vetëm 17 vjec ai aktivizohet tashmë për Shtutgart U-19. E ardhme e fortë për Dajakun ndërsa Shqipëria dhe Kosova duhet të hapin sytë sa më parë.

/Shqiperia.ch

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top