You are here
Home > Futboll Bota > VIDEO / “Nona” Bardhi shënon përsëri, i ka kthyer goditjet e dënimit në penallti

VIDEO / “Nona” Bardhi shënon përsëri, i ka kthyer goditjet e dënimit në penallti

Për Enis Bardhin, goditjet e dënimit janë kthyer si në penallti të mirëfillta, pasi shënon me një lehtësi dhe rregullsi të pashembullt.

Mesfushori i Levantes, ka treguar edhe sot të djathtën e tij të kalibruar në ndeshjen që po luhet në fushën e Leganes.

Në minutën e 59 të ndeshjes së sotme, mesfushori shqiptar që përfaqëson Maqedoninë ka harkuar në mënyrë të shkëlqyer mbi murin e skuadrës kundërshtare nga goditje dënimi duke çuar shifrat në 2-0 për skuadrën e tij.

Ndërkohë, Armando Sadiku ka ndjekur ndeshjen e sotme si spektator, pasi nuk është përzgjedhur në 18-she nga trajneri i skuadrës së Levantes, edhe pse kjo e fundit tashmë luan për statistikë pasi ka siguruar mbijetesën në elitën e futbollit spanjoll. /vipsport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top