You are here
Home > Futboll Bota > Dënoi Bajernin në ndeshjen me Realin, si e zhduku UEFA arbitrin e elitës

Dënoi Bajernin në ndeshjen me Realin, si e zhduku UEFA arbitrin e elitës

U kontestua shumë për episodet në ndeshjen gjysmëfinale të Champions-it në sezonin e kaluar, kur Bajerni u eliminua nga Reali pasi humbi në shtesë 4-2 mes  polemikash në gjysmëfinalen e dytë. Kasai dështoi të akordonte një penallti për Bajernin dhe dha një karton të kuq për Vidalin pas dy të verdhave.

Atletico-Nacional-v-Kashima-Antlers-FIFA-Club-World-Cup-Semi-Final

Më pas ishte radha e asistentëve që bënë të vlefshëm dy gola të spanjollëve, të cilët ishin në pozicion jashtë loje. Pas ndeshjes, ai nuk u pa më të arbitronte në nivele të larta. Ishte padyshim një dënim i heshtur ky për hungarezin, që deri në atë moment cilësohej si një ndër më të mirët në planet. Ish-arbitri i finales së Champions-it në Londër midis Barcelonës dhe Mançester Junaitid tani gjykon në kampionatin hungarez dhe në atë të Arabisë Saudite.

Capture

Ndeshja e fundit në Europë ka qenë në datën 6.12.2017 midis Lajpcigut dhe Beshiktashit në fazën e grupeve të Champions-it, e përfunduar në rezultatin 1-2 për turqit. Nuk është çudi që të njëjtin fat të ketë edhe Xhyneit Çakir, që gjithashtu bëri gabime të konsiderueshme në gjysmëfinalen e këtij edicioni Real-Bajern 2-2.

/Panoramasport

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top