Parma më në fund gjendet vetëm 3 javë larg Serisë A, 3 vite pas falimentit dhe zbritjes në Serinë D.
Skuadra emiliane mposhti 2-0 Ternanën në stadiumin Enio Tardini, sfidë e vlefshme për javën e 39-të Serisë B, duke rimarrë vendin e dytë, tashmë me një pikë më shumë se Frosinone që nga ana tjetër triumfoi 2-1 me përmbysje vetëm në fund ndaj Brescias.
Ndaj Ternanës vendosën golat e Ceravolos dhe Di Gaudios në pjesën e parë. /albeu.com/