You are here
Home > Featured > KOKSH penalizon Peshëngritjen, reagojnë Calja, Qerimaj e Godelli – SHQIPËRIA.CH

KOKSH penalizon Peshëngritjen, reagojnë Calja, Qerimaj e Godelli – SHQIPËRIA.CH

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka vendosur që Shqipëria të mos përfaqësohet në “Lojërat Mesdhetare Tarragon 2018” në sportin e peshëngritjes dhe arsyeja e këtij vendimi lidhet me skandalet që ky sport ka pasur, pasi janë disa sportistë që kanë dalë pozitive në testet anti-doping.

Në një komunikim për media sekretari i përgjithshëm, Stavri Bello, njoftoi vendimin e marrë duke shprehur se nuk do të ketë asnjë tolerim për rastet e fundmit të konstatuar me përdorim të substancave të ndaluara. Ndonëse Federata Botërore e Peshngritjes, mes 9 shteteve, nuk e ka dënuar Shqipërinë, një vetdënim peshngritësve tanë ja bënë KOKSH.

Ndaj këtij vendimi shtangistët shqiptarë shprehen se kjo që u bëhet është e padrejtë dhe një turp për sportin shqiptar. Briken Calja, kampioni i trefishtë i Europës ngre akuza ndaj drejtuesve të KOKSH duke thënë se vendimet e marra nuk janë dhënë as nga Federata Botërore por jepen nga ata që duhet të ishin mbështetja më e madhe e sportistëve.

Me të njejtat tone janë shprehur edhe Erkand Qerimaj dhe Daniel Godelli. Shtangistët shprehen se vendimi i marrë prek thellë sportin shqiptar duke marrë masa të padrejta ndëshkuese ndaj tyre. Qerimaj e Godelli pohojnë se do të luftojnë të mbrojnë mundin e tyre të arritur me djersë e gjak ndonëse janë të “shtypur” nga padrejtësia e KOKSH.

Armend Pire – SHQIPËRIA.CH

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top