Lakmisë për të siguruar një nga mbrojtësit më të mirë të Seria A nuk i ka shpëtuar as gjingandët anglez. Elseid Hysaj pritet të jetë lëvizja më surprizuese e merkatos së verës ndonëse konfirmimet nuk janë ende zyrtare. Në Angli, Chelsea dhe Manchester United janë vënë pas mbrojtësit shqiptar. Klauzola e tij prej 50 milion euro mbetet e vetmja temë diskutimi pasi kërkesa e tyre duket serioze.
Vet menaxheri i Elseid Hysajt, Mario Giuffreddi në një prononcim për portalin “CalcioNapoli24” ka zbuluar se janë veç dy skuadrave angleze, pas qendron edhe një ekipi i tretë klube i Premier Leagues që kanë shfaqur interes konkret për mbrojtësin shkodran. Giuffreddi ka thënë se nuk ka ende negociata me një ekip anglez por tre prej tyre kanë hedhur hapa konkrete në nisjen e negociatave.
Antonio Conte ka qënë ndër të parët i cili ka shprehur interesimin për Elseid Hysajn. Tekniku italian kërkon të sigurojë krahun e djathë në sezonin e ardhshëm. Megjithatë “dashuria” mes Hysaj dhe Conte mund të përfundojë ende ndryshe. Së fundmi mediat italiane kanë aluduar për një kalim të mundshëm të trajnerit në stolin e Napolit. Sarri dështoi në arritjen e kreut të kampionatit duke shtyrë drejtuesit e Napolit për një strateg të ri.
Armend Pire – SHQIPËRIA.CH