
Taulant Xhaka është një nga ata lojtarët më të veçantë të Kombëtares tonë. Ai gjithashtu konsiderohet si motorri i mesfushës, teksa me grintën që tregon në fushën e lojës, çdo skuadër do ta kishte zili dhe do të ëndërronte të kishte një lojtarë të tillë.
Aktualisht Taulanti është pjesë e klubit zviceran të Baselit, ku tek këta të fundit ka më shumë se 8 vjet si pjesë e tyre. Në Zvicër, Xhakën e rendisin në 10 lojtarët më besnikë përsa i përket kohëzgjatjes në një klub. Si pjesë e Bazelit, ai numëron plot 8 vjet, 6 muaj dhe 18 ditë, ku ka qënë pjesë e 221 ndeshjeve. Nga këto sfida, 149 takime i numëron në kampionat dhe në total ka arritur të realizojë 6 gola. Taulant Xhaka gëzon edhe një popullaritet të madh në Zvicër, teksa tifozët e Bazelit e konsiderojnë mesfushorin shqiptar edhe si kapiten i tyre. /Shqiperia.ch/