Kishte 6 vite pa ndodhur, por nuk ka vend për më shumë pritje për Thunin. Këta të fundit kanë arritur të fitojnë ndaj Bazelit me rezultatin 4-2, duke përfituar nga forma e dobët që po kalojnë gjigantët zviceranë.
E megjithatë, në takimin e djeshëm nuk ishte vetëm kjo arsyeja e humbjes së Bazelit, ndërsa jo pak përgjegjësi pati edhe kryesori i takimit. Në fakt, për futbollistët e kësaj skuadre ai ishte fajtori i vetëm, ndërsa gjithë klubit nuk po u dilte inati edhe pas mbylljes së ndeshjes.
Do të ishin dy gabimet e kryera, një pozicion jashtë loje i quajtur si gol i rregullt, ndërsa Thuni i shkurtonte shifrat në 1-2, ndërsa nga ana tjetër do t’i mohoej një gol i rregullt Bazelit, për të dërguar rezultatin në 1-3.
Kaq mjafton që ndeshja të marrë një tjetër rrjedhë dhe arbitri “të masakrojë” takimin. Trajneri i ekipit të njohur zviceran, Koller, menjëherë ka kërkuar shpjegime nga kryesori, por më kot sepse gjithçka kishte mbaruar.
Ndërsa Xhaka e gjeti mënyrën për të shfryrë mllëfin e tij, duke iu drejtuar gazetarëve së bashku me Frein në tunelin e stadiumit: “Po tani, çfarë do të bëni? Do të shkruani se na mbajnë arbitrat me hatër”, do të shprehte me mllëf luani i Kombëtares. /Shqiperia.ch/