Nëse e kërkoni talentin të gërshetuar me punën e madhe dhe përkushtimin ndaj futbollit, atëherë Besar Halimi mund të ishte një prej emrave ideal.
Talenti i cili ka zgjedhur të luajë për Kosovën, është padiskutim një vlerë e shtuar për ekipin e Shaland. Aftësitë e këtij futbollisti janë të mëdha, ndërsa shpeshherë shohim nga ana e tij në fushë, veprime dhe realizime që pak kush mund t’i bëj.
Së fundmi, Halimi ka qenë protagonist në spektaklin e dhuruar në Danimarkë, atje ku Nordjeslland ka barazuar me rezultatin 3-3 ndaj Brondby. Jo pak, por 3 penallti janë dhuruar në fushë, të cilat janë shfyrtëzuar maksimalisht në të gjitha rastet. Dy prej tyre kanë qenë në favor të ekipit të Brondby, atje ku gjendet edhe Besar Halimi, madje ishte ky i fundit që e realizoi një prej tyre.
Pas këtij barazimi, Brondby renditet në vendin e tretë të kampionatin danez, megjithëse me shkëputjen që kanë bërë kryesuesit, edhe mrekullia duket të jetë e pamundur. /Shqiperia.ch/