Grasshoper – Bazel, kjo do të jetë ndeshja e parë e kampionatit zviceran në javën e tij të dymbëdhjetë. Sa e çuditëshme por edhe aq e historike në një takim ku për të parën herë vëllëzërit Ajeti do të luajnë kundër njëri-tjetrit. Në sezonin 2013/2014, Bazeli afroi në ekip Albianin, vëllanin e Arlindit. Mbrojtësi i Kombëtares kishte dy sezone që ishte pjesë e Bazelit kur pranë tij erdhi edhe vëllai i tij.
Së bashku ishin pjesë e Bazelit për dy vite me rradhë. Teksa në fillimin e sezonit 2015/2016 Arlindi u transferua në Itali tek Frosinone. Pas tre vitesh distancë nga njeri tjetri, sot vëllezërit Ajeti do të jenë sërish bashkë por këtë herë si kundërshtarë. Të dy do të kërkojnë fitoren. Arlindi për të dal nga zona e kuqe e fundit të tabelës, ndërsa Albiani për t’u afruar podiumit./Shqiperia.ch/