You are here
Home > Kombëtarja > 5 minuta diferencë e ndan nga jeta dhe vdekja! Izraelitët shokohen me historinë e Panuçit

5 minuta diferencë e ndan nga jeta dhe vdekja! Izraelitët shokohen me historinë e Panuçit

Një histori rrënqëthëse që të mban të mbërthyer deri në fundin e saj, ishte ajo e trajnerit të Kombëtares, Kristian Panuçi.

Përpara shumë vitesh, në vitin 1996, aktualisht teknku i Shqipërisë, do të ishte edhe kapiteni i Italisë në Lojrat Olimpike Atlanta 1996. Një dëmtim e detyroi Panuçin të rikthehej në vendlindje më shpejtë se të tjerët, këtu ku do të shënohej edhe drama më e madhe e këtij njeriu.

Ai fillimisht morri avionin e linjës nga New York për në Paris, ku do të përfundonte më pas edhe në Milano. Trajneri i Shqipërisë do e humbiste atë udhëtim për shkak se kishte harruar valixhet, ndërsa ajo që do të merrte vesh më vonë, do e shokonte për pak minuta.

Avioni që Panuçi kishte humbur ishte përplasur dhe të gjithë pasagjerët kishin vdekur. Një lojë e bukur e fatit, që në atë rast e pa italianin si fitimtar. Jehona e kësaj historie ka mbërritur deri në Izrael,  aqsa një nga mediat sportive më të mëdha atje, e ka vendosur historinë e trajnerit italian në qendër të vëmendjes.

5 minuta që e ndan trajnerin e Shqipërisë nga jeta dhe vdekja thuhej mes të tjerash në atë artikull, ndërsa izraelitët janë mundur të analizojnë më thellë jetën dhe karrierën e Panuçit, duke prekur momentet te Roma si futbollist, apo përkrahë Kapelos si ndihmës. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top