
Ish-kapiteni legjendar, Lorik Cana dje dha lamtumirën e tij zyrtare nga kombëtarja e Shqipërisë, pas 99 ndeshjeve dhe plot histori të lëna pas.
Por në një kohë që numri i tij duhej mbajtur sa më gjatë, për t’ia dhënë një pasuesi të denjë për ta mbajtur atë, “5” praktikisht ka luajtur gjithë ndeshjen e djeshme ndaj Italisë.
Por “5” e tanishme nuk shkëlqen, përkundrazi, ka pasiguri. Ky numër është shumë i rëndë për shpatullat e Veselit.
Lojtari në fjalë është ende në fillimet e tij, ka punë, vërtet shumë punë për tu përmirësuar kur dje disa herë rrezikuam dhe për shkak të disa gabimeve banale të tij.
Përgatiti: Klaudio Ndreca – SHQIPËRIA.CH