
Fisnik Asllani ka tërhequr vëmendje të madhe në Gjermani pas 5 gola të realizuara ndaj Holstein Kiel, në futbollin e të rinjëve. Kjo ka mjaftuar që për talentin e Kosovës U-17 të vihen pas Bajerni i Mynihut dhe 4 ekipe të tjera gjermane.
E raportuar nga “Berliner Zeitung”, bëhet fjalë për Leipzigun, Schalken, Hertha Berlini dhe Wolfsburgu. Në tre ndeshje për këtë sezon, Asllani ka arritur që të realizojë tetë gola dhe të jap katër asistime, shifra të frikshme këto që përligjin dhe intereismin e këtyre skuadrave të mëdha. /Shqiperia.ch/