You are here
Home > Kombëtarja > 4 shtator, 2004/ Shqiptarët mbushnin Bulevardin me Benz-2400 dhe Limuzinë , pamje historke! (FOTOGALERI)

4 shtator, 2004/ Shqiptarët mbushnin Bulevardin me Benz-2400 dhe Limuzinë , pamje historke! (FOTOGALERI)

Tirana u skuq më tepër se kurrë ate pasdite. Qindra automjete, buri që s’ndalnin, flamuj, dhe mijra zemra kuq e zi që ishin mbledhur vetëm për një qellim. Fitorja do te vlente më tepër se Kupa e Europës. Nuk diskutohej lodhja, orët e gjata të pritjes apo zëri për të thirrur fort në stadium.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” niste me statujën e Skënderbeut, heroit kombëtar dhe përfundonte pranë shkallëve të “Qemal Stafës”. Në folen e shqiponjave ku pritej të rifillonte një histori e vjetër. Atë ditë shqiptarët marshonin më format klasike. Qindra tipe automjetesh, që sot kujtohen me mall, zbukuronin çdo pëllëmb të atij Bulevardi përgjatë rrugës drejt stadiumit./Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top